Nëse po kërkoni një apartament me hapësira mbi normalen, organizim perfekt dhe një ballkon/verandë gjigante, ky është opsioni ideal për ju. I pozicionuar në një nga komplekset më moderne në Shkozë, Tiranë, ky apartament i tipologjisë 2+1 ofron një standard të lartë jetese.
📐 Detajet e Pronës:
Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe Apartamenti: 114.3 m2
Sipërfaqe e Përbashkët: 21.1 m2
Sipërfaqe Totale: 135.4 m2
Vendndodhja: Shkalla A, Kati 7 Teknik (Kuota +31.24) – orientim dhe lartësi e shkëlqyer që garanton privatësi dhe ndriçim maksimal natyral.
Organizimi: Korridor hyrës, sallon ndenjeje tejet i bollshëm i bashkuar me ambientin e gatimit dhe ngrënies, 2 dhoma gjumi komode (njëra prej tyre me tualet personal), 2 tualete totale dhe një ballkon masiv me pamje të hapur që përshkon gjithë gjatësinë e apartamentit.
✨ Pse të investoni në Forest Residence?
Kompleks rezidencial dhe shërbimesh (6 dhe 8 kate) me cilësi premium ndërtimi.
2 kate parkimi nëntokë për komoditetin tuaj.
Izolim termik (sistem kapot), akustik dhe materiale të standardeve europiane.
Pozicionim në një zonë me ajër të pastër dhe gjelbërim, me akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe.
Vlera Totale: 182,000 Euro
Compare listings
Compare