I vendosur pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, Green Coast është projektuar për t’u lidhur natyrshëm me mjedisin, por duke ofruar një jetesë komode dhe të “ngadaltë”. Green Coast do të jetë një simbol i rëndësishëm i modernitetit, dinamizmit dhe relaksimit. Arkitektura e projektit lidhet natyrshëm me mjedisin, duke qëndruar pranë teksturës natyrore të zonës shkëmbore ku shtrihet projekti. Paleta e ngjyrave përputhet me arkitekturën mesdhetare, ndërsa fasadat e gjera integrojnë hapësirat e brendshme dhe të jashtme, duke krijuar një mjedis jetese cilesore.
Në Green Coast, ju mund të gjeni lloje të ndryshme apartamentesh me një ose dy dhoma gjumi dhe duplex sipas nevojave tuaja. Me tarraca të bollshme dhe hapësirë trualli, apartamentet në Green Coast ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për një jetë komode.
Compare listings
Compare